Toka ka flokë nga materia e errët
Nga Toka dalin “tufa” të gjata të materies së errët, thonë hulumtimet e fundit.
Materia e errët është një substancë e padukshme misterioze, që përbën rreth 27 për qind të të gjitha materieve dhe të energjisë në Gjithësi.
Materia e dukshme që përbën gjithë çfarë na rrethon, paraqet vetëm pesë për qind.
Sipas studimit të Gary Prézeau nga NASA, të publikuar në numrin e fundit të revistës shkencore “Astrophysical Journal”, testimet dhe simulimet kanë treguar se materia e errët përmes njëfarë lloj rrjedhe lëviz drejt Gjithësisë, transmeton Koha.net shkrimin.
Sipas simulimit të Prezeau, kur një rrjedhë e tillë kalon nëpër Tokë, atë e tërheq gravitacioni, prandaj nga planeti ynë tunden “tufëzat” e materies së errët.
“Sikur të mund ta gjenim rrënjën e ndonjë tufëze të materies së errët, ndoshta do të mund ta dërgonim sondën dhe të fitojmë të dhëna të reja për të”, ka deklaruar Prézeau.
Diskutime rreth kësaj post