Një grua është grabitur në Tiranë teksa ka qenë duke ecur në rrugë, ku një person në bashkëpunim me dy të tjerë i ka rrëmbyer me dhunë çantën e dorës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e 26 vjeçarit S.M., banues në Tiranë.
Shpallja e tij në kërkim është bërë pasi i riu nga kryeqyteti dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës, shtetases B.D., 55 vjeç.
Mësohet se gruaja e dëmtuar nga ngjarja po ecte në rrugë teksa është përballur me grabitësit, të cilët me anë të dhunës i kanë rrëmbyer çantën ku përveç dokumentave personale kishte edhe një shumë parash.
Policia pas njoftimit të ngjarjes ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë dhe kapjen e tyre.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme
Diskutime rreth kësaj post