Më shumë se 20 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Gjermaninë perëndimore pas përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë vendin.Reshjet rekord të shiut bënë që lumenjtë dhe përrenjtë të dalin nga shtrati i tyre, duke shkaktuar shembjen e qindra ndërtesave dhe shkatërrimin e disa makinave të ndaluara në rrugë.
Policia ka konfirmuar se tetë njerëz kishin vdekur në qarkun e Euskirchen, ndërsa katër vdekje të tjera u raportuan në rajonin e Ahrweiler dhe dy zjarrfikës janë mes të vdekurve.
Paralajmërimet për përmbytjet u lëshuan brenda natës dhe qindra njerëz u evakuuan.
Malu Dreyer, udhëheqësi i shtetit të Rheinland-Pfalz, përshkroi përmbytjen si një katastrofë të vërtetë.
Diskutime rreth kësaj post