Një tërmet i fuqishëm është ndjerë vetëm disa minuta më parë në kryeqytet ndërkohë që sipas raportimeve paraprake lëkundjet e forta janë ndjerë në gjithë Shqipërinë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 30 km nga kryeqyteti ndërkohë që paraprakisht mësohet të ketë pasur një forcë prej 5.8 ballësh.
Është tepër herët të flitet për dëme, por ajo çfarë është e rëndësishme në këto momente ka të bëjë me faktin se nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.
Ndërkohë epiqendra ritheksojmë ka qenë në Detin Adriatik me një distancë rreth 30 kilomentra nga Tirana dhe me një forcë prej 5.8 ballësh.
Diskutime rreth kësaj post