Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 11-vjeçari shqiptar nga Kosova, i cili konsiderohej si talent në futboll.
Aksidenti rrugor ka qenë fatal për jetën e talentit të ri në futboll, Adriatik Krasniqi.
11-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve nga aksidenti i rëndë dhe ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga familja e të ndjerit, ndërsa varrimi i tij është bërë gjatë ditës së sotme.
Krasniqi ishte pjesë e shkollës së futbollit Koci në Gllogjan.
Diskutime rreth kësaj post