Prokuroria e Tiranës ka regjistruar Procedimin Penal ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Mësohet se kallëzimi nr. 5607 ka ardhur për veprën penale të “Tregtimit të sekretit shteteror”.
Referuar rastit të deklaratave në Kuvend për çështjen Toyota Yearis, ato janë cilësuar si zbulim i sekreteve hetimore dhe kanë vënë në rrezik një aksion policor.
Neni 295 për “Tregtim të sekretit shtetëror” parashikon:
“Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në ligj.
Basha u paraqit sot në Prokurori për të dhënë shpjegim edhe për padinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili e akuzon për shpifje.
Ndërkohë, vetë avokati mbrojtës Gazmend Bardhi ka qenë i dyzuar në qëndrimin e tij ku deklaroi se Basha nuk ju drejtua socialistit Balla në sallën e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post