Perstigjozja “Financial Times”, i ka kushtuar sërish vëmendje vendit tonë, vetëm pak ditë nga publikimi i raporteve të progresit nga Komisioni Europian.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin në ankth përgjigjen zyrtare nëse do të hapen negociatat me Brukselin apo jo.
Sipas asaj që shkruan prestigjozja “Financial Times”, edhe Maqedonia e Veriut është frustruar përballë faktit se mund të mos hapen negociatat. Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov është shprehur se, Bashkimi Europian do humbasë ndikimin që ka në rajon duke u hapur terren rivalëve si Kina apo Rusia, në rast se nuk mbështet vendin e tij për çeljen e negociatave.
“Financial Times” shkruan gjithashtu se, ka dyshime nëse Gjermania, Franca dhe Holanda do mbështesin hapjen e negociatave me Shkupin, pavarësisht se vendi ballkanik ka plotësuar angazhimet, madje duke zgjidhur edhe çështjen e emrit me Greqinë.
Por ndërsa ka hije dyshimi për Maqedoninë, për Shqipërinë situata mbetet akoma më e zymtë.
“Financial Times” shkruan:
“Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e gatshme për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Interesante është se nuk përmenden protestat e opozitës në këtë rast.
Diskutime rreth kësaj post