Të dielën e shkuar u vra Ariela Murati nga Aldison Belulaj. Kurse sot vetë Belulaj nuk arriti dot të dilte nga koma ku ra si pasojë e tentativës së vetëvrasjes pasi ekzekutoi vajzën që i refuzonte lidhjen.
Lajme të kobshme këto për familjet Murataj dhe Belulaj nga Zharrza e Fierit, të cilët humbën dy fëmijët e tyre, njëra vajzën e tjetra djalin.
Sot, si për ironi të fatit u ndal nga jeta edhe Aldison Beluaj, i cili qëlloi për vdekje ish-të dashurën 21-vjeçare Ariela Murataj dhe më pas po më të njëjtën armë tentoi të vetëvritej. 23-vjeçari mbeti i plagosur rëndë pas plumbit që mori në gojë, e për një javë qëndroi në gjendje kome, ndërsa në jetë e mbanin aparaturat.
Gazetari Ervis Kuçi raportoi për ‘BalkanWeb’ se familjarët e Belulajt ishin njoftuar gjatë orëve të drekës nga mjekët se gjendja shëndetësore e djalit të tyre ishte përkeqësuar. E fill pas lajmit të rëndë, ata janë nisur urgjent nga Fieri drejt Tiranës, ndërkohë që pritet që trupin e tij ta transportojnë drejt banesës së tij në Zharrëz.
“Na morën mjekët në telefon sot në drekë dhe na thana se gjendja e djalit ishte përkeqësuar. Jemi nisur drejt Tiranës direkt”, kështu mësohet të jenë shprehur familjarët e Aldisonit për gazetarin Kuçi.
Diskutime rreth kësaj post