Një tjetër aksident është shënuar në afërsi të mbikalimit të TEG-ut mbrëmjen e sotme. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se një makinë ka përplasur për vdekje një 55 vjeçar.
“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Diskutime rreth kësaj post