Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për patronazhistët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë me një mesazh të fortë.Ai thotë se regjimi i fuksave ka mbaruar dhe se Rama e di këtë më mirë se kushdo tjetër. Sipas Metës, Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm më 25 prill.
Mesazhi i Metës:
“Të dashur “patronazhistë”, Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar! Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër. Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!“, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post