Tito Skipa, tenori i famshëm shqiptar
Shumë pak njerëz e dinë se krijuesi i personazhit “Ruggiero” të operas La Rondina (Dallëndyshja) të Giacomo Puccinit, tenori me famë botërore Tito Schipa (Tito Skipa) është në fakt me origjinë shqiptare.
Ai lindi më më 2 janar të vitit 1889 dhe u rrit në një familje arbëreshe në Leçe, .
Pasi kreu studimet në Milano dhe bëri fillimet e para të operas në moshën 21 vjeçare tek opera “Vercelli”, më vitin 1919 pas sukseseve të njëpasnjëshme në Itali, udhëtoi për në SHBA, dhe u integrua në Operan Lirike të Çikagos ku edhe qëndroi deri më vitin 1932.
Thimi Çollaku, në librin Kalendari i botës shqiptare tregon për Tito Schipa, i cili kurrë nuk i mohoi gjurmët e tij dhe kishte ardhur dy herë në Shqipëri.
Në vitin 1933, shqiptarët e panë atë në filmin “Tre zotërinjtë me frak”. Poashtu, në kinemanë “Nacional”, si tenor në filmin “Kush është më i lumtur se unë”, “Toka e zjarrtë”, etj.((Thimi ÇOLLAKU, Kalendari i botës shqiptare, Tiranë, OMSCA, 2010 faqe 4-5.))
Në vitin 1959, poashtu mori pjesë në disa veprimtari kulturore dhe artistike ku edhe këndoi për shqiptarët.
Diskutime rreth kësaj post