Një grup i sofistikuar i vjedhjeve të automjeteve u shkatërrua nga Policia e Tiranës, falë operacionit të koduar “Skrapi”.
Grupi përbëhej nga 3 shtetas nga Fushë-Kruja, të cilët në bashkëpunim me një person tjetër nga Tirana, realizonin vjedhjet e makinave në kryeqytet. Mariglen Deva u kap në flagrancë në rrugën “At Zef Pëllumbi”, duke tentuar të vidhte një automjet të markës “Mercedes Benz”. Pak metra më larg, në një makinë Opel po qëndronin edhe anëtarët e tjerë të grupit, Denis Baroka, Fatbardh Krova dhe Bledar Gjoka, të cilët po ashtu u vunë në pranga.
Nga hetimet ka rezultuar se kwta persona vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës Opel Corsa dhe pasi bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvendësimin e centralinës realizonin ndezjen e automjetit.
Automjetet që vidhnin, i shisnin në pikat e skrapit përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro. Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe pronarët e këtyre biznevese, të cilët akuzohen për “përvetësim të sendeve të vjedhura”.
Sipas burimeve, makinat çmontoheshin menjëherë dhe pasi i merreshin pjesët e kushtueshme, shiteshin për skrap.
Diskutime rreth kësaj post