Paratë e paligjshme po pastrohen në sektorin e ndërtimit. Konstatimi vjen nga aktorët e këtij tregu të cilët analizojnë situatën e rritjes së çmimeve të apartamenteve në Tiranë.
Muaji i parë i vitit duket se ka shënuar rritje çmimesh të pasurive të paluajtshme.
Revista ekonomike “Monitor” ka analizuar situatën në Tiranë.
Ajo shkuran se ne fund të tetorit çmimi mesatar për metër katror ishte 1200 euro, ndërsa këtë muaj ka shënuar të paktën 100-200 euro më shumë për metër katror.
Nderkohe oferta ne Tirane sa vjen e shtohet për shkak të ndërtimeve të reja. Në nëntë muajt e parë të 2017-ës sipas INSTAT në kryeqytet janë 167 leje ndërtimi nga 65 që ishin dhënë të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ne keto kushte çmimet e pasurive të paluajtshme pritej të binin.
Aktualisht po ndodh e kunderta dhe aktoret e tregut të vetmen arsye për këtë rritje sipas “Monitor” e gjejnë tek pastrimi i parave të jashtëligjshme./abcnews.al
Diskutime rreth kësaj post