Policia e Tiranës arrestoi pasditen e kësaj të mërkure një 18-vjeçar, të akuzuar për një seri vjedhjesh.
Efektivët e komisariatit numër 2 vunë në pranga në kushte flagrance shtetasin me inicialet Xh.L, banues në Durrës, teksa vidhte disa veshje në një qendër tregtare.
Pasi u arrestua nga policia, atij iu gjetën dhe sekuestruan veshjet dhe disa pajisje me të cilat çmanjetizonte sendet që vidhte.
18-vjeçari dyshohet se ka grabitur edhe një banesë në rrugën “Studenti”, ngjarje kjo e regjistruar nga policia më 21 nëntor.
Ai do të gjykohet nga Gjykata e shkallës së parë të Tiranës për veprën penale të vjedhjes.
Diskutime rreth kësaj post