Policia e Tiranës njofton se ka kapur në flagrancë një shtetas 44-vjeçar në Tiranë teksa po grabiste një banesë.
“Më datë 17.11.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Fatos Zade, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë gjatë kohës që po vidhte banesën e shtetases F. T.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa sende të cilat ky shtetas dyshohet ti ketë vjedhur në banesën e shtetases F. T.
Nga hetimet e kryera rezultoi se Fatos Zade është autor i dyshuar i disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, ku më konkretisht:
Më datë 27.10.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit D. T.
Më datë 01.11.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit M. Xh.
Më datë 15.11.2016, ku ka vjedhur banesën e shtetasit A. H.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal”, njofton policia.,
Diskutime rreth kësaj post