Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në Tiranë, me pasojë plagosjen e një fëmije 12-vjeç.
Njoftimi:
“Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“,– njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post