“Jemi të gjithë të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqyetetet e Europës. Londrës i’u desh të përballej mbrëmë me një tjetër sulm barbar.” ka thënë Bushati përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Bushati i shprehu ngushëllimet popullit britanik duke nënvizuar se “Shipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.”
Sipas informacioneve paraprake, nga burime diplomatike shqiptare, autoritetet tona po ndjekin nga afër situatën me autoritetet britanike.
Ambasada shqiptare në Londër bën të ditur se ka vënë në dispozicion një numër emergjence për shtetasit tanë: 00447518662630
Diskutime rreth kësaj post