Tirana dhe lojtarët e saj apelojnë vendimin për dënimet nga Komisioni i Disiplinës. Kështu, dje të gjithë të dënuarit firmosën kërkesën për komisionin juridik dhe te bardheblutë shpresojnë te një falje në sekondat e fundit.
Kujtojmë që brenda pak orësh për ngjarjet në Rrogozhinë, kampionët panë t’u përgjysmohet skuadra për ndeshjen e fundit të kampionatit dhe finalen e Kupës së Shqipërisë me dënimet: Visar Bekaj 12 muaj, Florent Hasani 4 ndeshje, Albano Aleksi, Bruno Lulaj dhe Aldi Gjumsi gjashtë ndeshje dhe në fund Besir Iseni 24 muaj pezullim.
Te Tirana janë dënuar dy fizioterapistët, Arzen Voci dhe Marvi Kastrati, si dhe trajneri i përgatitjes fizike, Kosta Jani. Ndëshkimet nuk kanë mbaruar, sepse për klubin dhe dhunën e tifozëve në fushë është hapur një hetim dhe dënimi pritet të jepet brenda 90 ditëve që mund të rezultojë deri në rënie nga kategoria.
NGJARJA – Fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Bylisit ishte shumë tensionuar, me skuadrën bardheblu që i është vërsulur kryesorit Kridens Meta, e më pas edhe tifozët që hynë për të bërë vetëgjyqësi.
Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave.
Më pas ishin tifozët e tensionuar, të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe goditur atë dhe vijërojtësit. Policia dhe forcat e sigurisë ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës.
Situata u rëndua në mënyrë ekstreme dhe vetë presidenti i bardhebluve, Refik Halili, u detyrua të zbriste në fushën e lojës që të mundohej të qetësonte situatën.
Diskutime rreth kësaj post