Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri të skuadrës i cili do të jetë Mirel Josa.
Ish trajneri i Skëndërbeut, zëvëndëson në këtë detyre, Ilir Dajën i cili ndërpreu bashkpunimin me 24-herë kampionët e venditn ditën e djeshme.
Në konferencën për shtyp, Halili u shpreh se largimi i Dajës u bë vetëm për të mirën e Tiranës.
Ai shtoi gjithashtu, se objektivi i skuadrës për këtë sezon do të jenë Kupat e Europës.
“Jam munduar gjithnjë të jem i kujdesshëm. Nuk ka qenë e lehtë, por menduam për më mirë. Jam i bindur se me grupin që kemi, varësisht nga loja e trajnerit, presim që gjatë rrugës të marrim rezultate pozitive. Objektivi minimal është Kupa e Europës dhe me grupin që kemi, e them me bindje se do ta arrijmë. Daja ka punuar shumë, ka bërë shumë sakrifica. i kam qëndruar gjithnjë pranë dhe do t’i qënraoj. Por nuk kam bërë kurrë ndërhyrje. Po ta bëja, do të kisha futur djalin tim. i kam thënë që, për sa kohë është futbollist, do të trajtohet si të gjithë të tjerët” tha Halili.
Mirel Josa do ta drejtojë Tiranën që në ndeshjen e rradhës kundër Teutës.
Diskutime rreth kësaj post