Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, ka folur për turizmin në Shqiperi, ku u ndal dhe te Tirana.
“Tirana, qyteti ynë i betorizuar dhe i mbytur nën hijen e kullave të krimit, ku dëgjohen përditë e përnatë kujat e vajtojtësva të bulevardit politik e meditik, të cilat të këpusin shpirtin me kujat e tyre, këtu nuk punohet, por vetëm pastrohen para të pista, nuk jetohet nga trafiku, të meret fryma. Kryeqyteti që kur vinte korriku banohej vetëm vetëm nga punonjësit e shtetit dhe ata që nuk kishin mkina për të ikur në Durrës., këtë vit u pushtua nga turistët duke sjellë lumë të ptaksuar parash në arkën e familjeve përmes sistemit Air BNB”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post