Nga The Economist
Modernizimi i kryeqytetit të vendit të vogël ballkanik, dikur një vend i përgjumur, fshataresk, ka marrë superxhiro.
Sot zona e re e moderne e tregut të Tiranës do të inagurohet, duke zëvendësuar një treg të vjetër e të rrënuar.
Ajo është pjesë e një plani madhor rizhvillimi që mbikëqyret nga kryebashkiaku i ri i qytetit, Erion Veliaj.
Sheshi “Skëndërbej” në qendër po shndërrohet në një zonë gjigante për kalimtarët, të cilën punëtorët nxitojnë për ta përfunduar deri në maj.
Një bulevard i ri duhet të jetë gati deri në qershor, në kohë për zgjedhjet e përgjithshme.
Maxhoranca socialiste e z.Veliaj shpreson se projekti do të ndihmojë të bindë votuesit që tu japin një mandat të dytë.
Por opozita kërcënon të bojkotojë zgjedhjet, duke u ankuar se socialistët janë të lidhur me mafien.
Ajo po bojkton edhe parlamentin, duke shtyrë kështu reformën thelbësore në drejtësi.
Në Shqipëri ka një përplasje midis së resë dhe së vjetrës: Tirana po bëhet një qytet i hijshëm europian, por politika e vendit mbetet po aq e pistë e tradicionale sa ç’ka qënë gjithmonë.
Diskutime rreth kësaj post