Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ulur bashkë me protestuesit e tjerë në zonën e Ministrisë së Brendshme ku do ti bashkohet qytetarëve dhe aktivistëve e artistëve që vazhdojnë qëndresën në këtë zonë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë në protestë janë bashkuar kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe nënkryetari Petrit Vasili.
“Prania ime me qytetarët është detyra me kryesore ndërkohë që ata që përdorën dhunën do të mbajnë përgjegjësi. Do të vazhdojmë protestën më çdo mënyrë. Gjithë ata që kryen dhunën barbare, të gjithë ata që zbatojnë urdhrin e xhelatit dhe kriminalit do të jenë përpara drejtësisë dhe do të ,mbajnë përgjegëjsi. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të përballen me këtë regjim barbarësh dhe kriminelësh.
Të ushtrojnë të drejtën e tyre të protestës. Ka shumë pak banditë në dispozicion të banditit që mund të mbajë qytetarët. Sa herë që qytetarët do të dhunohet Lulzim Basha do jetë në mbështetje të tyre. Ky regjim nuk njeh ligj. Kushdo tjetër që mendon ndryshe është patericë e regjimit. Do të qëndroj këtu aq sa të jetë e nevojshme. Prej 24 orësh jemi në mbështetje të aleancës. Sonte është nata për të treguar se Tirana nuk bie por Tirana ngrihet”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post