Një numër i madh njerëzish, po ndjekin finalen e Botërorit në sheshin “Skënderbej”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ndodhur në mesin e qytetarëve për të ndjekur sfidën mes Argjentinës dhe Francës, u shpreh se sot bën tifozllëk për Messin.
Veliaj tha se sido që të shkojë kjo ndeshje, Tirana ka bilance pozitive, duke theksuar se vitin e ardhshëm do organizohen rreth 1 mijë evente sportive.
Pjesë nga intervista:
Erion Veliaj: “Nëse arrijnë të performojnë mirë, japin një imazh fantastik. Sot anoj pak nga Argjentina, por besoj që me të mbaruar kampionatin, nisim përgatitjet me qytetin europian të sportit.
Kemi një logo të re dhe siç kishim këtë vit 1000 aktivitete do të kemi një mijë evente sportive për vitin tjetër. Sjellim biznes për Tiranën, konsumohet në Tiranë, hotelet janë në Tiranë, restorantet në Tiranë, bilanci është shumë pozitiv për Tiranën”.
Pyetje: Që në nisje të këtij kompeticioni, për kë ka bërë tifozllik zoti Veliaj?
Veliaj: “Unë jam historikisht me Anglinë, por siç themi ne kanë qenë “zdromsa” gjithë këto kohë edhe Anglia nuk është se ka pasur performancën më të mirë. Po sot besoj është një spektakël ku Tirana është si një ditë pranvere dhe të gjithë po kënaqen”.
Pyetje: Messi apo Mbape?
Veliaj: “Shiko, Mbape e ka jetën përpara, do ishte mirë që Messi ta mbyllte karrierën me sukses. Messi”!
Diskutime rreth kësaj post