Tirana, edhe pse me një mbrojtje të përgjysmuar dhe një sulm, që kohët e fundit ka humbur zakonin e golit, arriti të mposht me rezultatin 3-0 Tërbunin dhe kjo flas një trigolëshi të Elis Bakaj.
Pukianët u dukën mjaft të vegjël përballë kryeqytetasve. Ata gjatë pjesës së parë tentuan të ishin të barabartë, por në minutën e 23’, Elis Bakaj prishi ekuilibrat. Një gol i cili faktoi dy momente, bashkëpunimin mes lojtarëve dhe nuhatjen e Bakajt.
Rezultati 1-0 qëndroi i tillë për shumë minuta, pasi goli i dytë nga vendasit u shënua në minutën e 78’. Bakaj, përfitoi sërish nga një pasiguri e portierit Haxhi, ky i fundit në përpjekje për të larguar topin e goditur nga Smajli u kthye në zonë tek sulmuesi Bakaj, ku dërgoi sërish topin në rrjetë. Rezultati 2-0 dha qetësinë e duhur te bardheblutë, që gjetën dhe golin e tretë në minutën e 89’. Bakaj arriti të dal i vetëm përballë portierit kundërshtarë dhe me një qetësi olimpike arriti të dërgoi topin për të tretën herë pas shpinës së gardianit Harxhi. Për tu theksuar gjatë ndeshjes ishte fakti se lojtarët e Tiranës e Tërbunit u sensibilizuan me rastin e ditës ndërkombëtare të Autizmit (2 Prillin).
Kështu në momentin që dy skuadrat kanë zbritur në fushë kanë mbajtur veshë fanella të fanellat e bardha të autizmit për të ndenjur pranë të vegjëlve më këtë problematikë. Ndërkaq, gjatë sfidës mes Tiranës e Tërbunit, e vlefshme për javën e parë të fazës së fundit të superiores ra në sy numri i vogël i tifozëve. Ata janë ende në protestë me drejtuesit e klubit, nga të cilët kërkojnë më shumë përkushtim. Klubi Tirana gjatë javës ka lajmëruar se ka paguar një pjesë të madhe të borxhit ndaj lojtarëve me të cilët ka humbur gjyqin (198 milion euro) dhe tashmë pritet të likuidohet edhe pjesa e fundit. Tifozët bardheblu duke reaguar për këtë ngritën në qiell një dron, me një pankartë, ku lexohej se borxhin më të madh lojtarët dhe drejtuesi bardheblu e kanë ndaj tifozëve dhe jo ndaj lojtarëve të larguar.
Ditën e shtunë u zhvilluan dhe katër ndeshjet e para të javës 1 të fazës 4 të superiores. Kjo javë ngjiti Skënderbeun në 6 pikë diferencë me Partizanin. Të kuqtë ngecën në barazim pa gola në Laç, teksa ujqërit fituan në Korçë përball Vllaznisë. Fitore arriti dhe Kukësi, teksa Teuta u ndal në Durrës nga Flamurtari në shifrat 1-1.
Klasifikimi pas javës së 28: Skënderbeu 66 Pikë, Partizani 60, Kukësi 48, Teuta 45, Tirana 44, Laçi 31, Vllaznia 29, Flamurtari 27, Bylis, Tërbuni 14.
Diskutime rreth kësaj post