Si një anëtar i Komitetit Teknik, Tritan Kalo shprehet se është i vetëdijshëm që njerëzit vijojnë të lëvizin edhe përtej orës 17:30 që është vendosur nga qeveria, prandaj ai shprehet se edhe Tirana të funksionojë si në zonat e gjelbra ku lëvizja të jetë deri në orën 21:00. Ndërkohë, vetëndërgjegjësimi, për Kalon, do të vijë vetë.
“Oraret janë vendosur, por njerëzit janë në rrugë. Dhe shpërfillja tregon që këto masa drastike të vendosura kanë një mundësi që e kalojnë kufirin e logjikës. Njerëzit janë deri në 21:00 zakonisht jashtë.
Do të jetë shumë praktike që të ligjërohet që deri në 9:00 të darkës njerëzit të qarkullojnë lirshëm, se nuk kontrollohet dot kjo Tiranë. Nuk mund të ketë individ që të survejojnë çdo derë, çdo pallat.
Por vetëndërgjegjësimi, edhe pse çalon, do të bëhet se detyrimisht do të edukohen. Ai që ka pasur kontakt me sëmundjen do jenë informatorët më të mirë, propagandistët më të mirë për të bindur të tjerët që nuk është më shaka”, tha Kalo.
Diskutime rreth kësaj post