Ish-shefi i anti-drogës në Fier, Dritan Zagani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Zagani shkruan se është kurioz të mësoj sesi ndjehet Llalla sot kur është në të njëjtat pozita me të dikur, kur me firmën e tij ish-shefi i antidrogës u shpall në kërkim.
Reagimi i Zaganit:
“Jam kurioz sot te mesoj per Tikun, si ndjehet sot kur ka te njejten situat me mua dikur, edhe pse ndryshojmë ne ca gjeta.. si p.sh Tiku iku si BOSS nga vendi ndryshe nga une qe u “fsheha” , apo edhe se ai firmoste dikur per mua ate qe e ka gjet sot etj etj…!
Pra zoti ka nje dite kohe te merret me secilin nga ne, sado heret apo vone o Tiku & CO, ndaj kur je ne kohe duhet te mendosh per kete dite”, shkruan Zagani.
Diskutime rreth kësaj post