Një moment interesant ndodhi në fundin e takimit mes Bajer Leverkusenit dhe Juventusit. Teksa lojtarët bardhezinj po përshëndeteshin pas fitores, një tifozi ia doli t’i shpëtojë sigurimit të stadiumit, dhe u fut në fushën e blertë të stadiumit, me synimin për të bërë një foto me Kristiano Ronaldon.
Tifozi, teksa shkoi me vrap drejt portugezit, e kapi nga qafa, teksa vetë atë po e tërhiqte edhe roja i sigurimit nga pas.
Kristiano ndërkohë u gjend i papërgatitur në këtë situatë, dhe pasi u tërhoq me forcë, u duk i nxehur nga ai moment, gati për t’iu sulur tifozit. Më tej, ishin shokët e skuadrës që shkuan për ta qetësuar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post