Pas kombëtares italianë të futbollit, Brazili është një shtet tjetër që gëzon mbështetje të madhe në Shqipëri, e teksa dje kombëtarja latine u përball me Serbinë duke e mposhtur me rezultatin 2 me 0, një episod i veçantë ka tërhequr vëmendje, dhe me siguri që do i bëjë shqiptarët akoma më të lidhur me Brazilin.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si një i ri brazilian bën shenjën e shqiponjës dykrenore, përpara futbollistëve të Serbisë, të cilët janë afruar tek tifozët për t’i përshëndetur në përfundim të ndeshjes.
Të shohim nëse edhe ky do konsiderohet si provokim nga serbët, ashtu siç u cilësua festimi i Taulant Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, kur Serbia përballej me Zvicrën.
Diskutime rreth kësaj post