Kaosi në finalen e Champions League në Paris, ka bërë që i gjithë rrjeti të vlojë kundër autoriteteve pariziene për keqmenaxhimin e situatës, kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale, ku ata kritikojnë autoritetet e pariziene për organizimin e dobët të finales më të rëndësishme në nivel klubi në Europë.
Në komentet e tyre, tifozët shkruajnë se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, që organizoi në mënyrë perfekte një finale e madhe të Conference League, ku nuk pati asnjë problematikë.
Disa prej komenteve shkojnë deri atje sa të propozojnë që finalja e Champions League vitin tjetër të bëhet në Tiranë.
Por teksa gjithë sytë e botës janë nga finalja e Champions League, UEFA njoftoi se ndeshja ishte shtyrë me 15 minuta dhe startoi më vonë se ora 21.15.
Kjo për shkak se hyrja e tifozëve nuk kishte përfunduar dhe të shumtë ishin ata që kanë krijuar trazira edhe pa pasur bileta.
Diskutime rreth kësaj post