Kombëtarja “kuqezi” nis sot misionin e Nations League me përballjen në transfertë ndaj Islandës, që do të luhet në Reykjavik në orën 20:45.
Tifozët kuq e zi që kanë janë grumbulluar në Reykjavik. Gazetari Endi Tufa sjell atmosferën e ndezur nga Islanda. Me veshje e simbole shqiptare dhe flamurin kombëtar, ata këndojnë në kor, teksa shpresojnë për fitore në këtë ndeshje, që të paktën në letër, cilësohet e vështirë.
Islanda dhe Shqipëria janë ndeshur në total 7 herë me njëra-tjetrën, 2 herë në kualifikueset e Botërorit, 4 herë në kualifikueset e Europianit. Në këto ndeshje tre janë fituar nga “kuqezinjtë”, ndërsa në katër përballjet e tjera kanë qenë islandezët ata që kanë triumfuar.
Islandë-Shqipëri janë takuar për herë të parë në kualifikueset e Europianit 1990-1991, me një ndeshje të luajtur në transfertë që u mbyll me rezultatin 2-0 dhe një takim të luajtur në vendin tonë që përfundoi sërish me fitoren e “kuqezinjve” 1-0.
Më pas këto dy përfaqësuese do të ritakoheshin në miqësoren e vitit 2004 që u luajt në Shqipëri dhe u mbyll me rezultatin 2-1.
Ndeshjet e radhës mes Islandës dhe Shqipërisë do të ishin në kualifikueset e Kupës së Botës në 2012-2013, me të dyja ndeshjet si atë që u luajt në vendin tonë dhe atë në transfertë që u mbyllën me rezultatin 2-1 për islandezët.
Ndërsa përballjet e fundit për këto dy skuadra datojnë në kualifikueset e Europianit në 2019-2020, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin 1-0 për Islandën, ndërsa ndeshjen e dytë e fitoi Shqipëria 4-2.
Referuar statistikave Islanda ka një fitore më shumë se “kuqezinjtë” dhe në një situatë kur përfaqësuesja e tyre nuk ndodhet në momentin më të mirë të mundshëm, Shqipëria shihet më e favorizuar për të dalë me fitore mbrëmjen e sotme, megjithatë në futboll asnjëherë nuk i dihet.
Diskutime rreth kësaj post