Vëmendja kryesore sot e shqiptarëve kudo që ndodhen është në Pragë, aty ku Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese të Euro2024 ndaj Çekisë vendase.
Një numër i madh tifozësh ndodhet atje për të mbështetur dhe ndjekur nga afër ekipin tonë kombëtar në ndeshjen kundër Çekisë. Prej ditës së djeshme ata janë shfaqur tepër të motivuar dhe besimplotë tek ekipi i Silvinjos.
Që mbrëmë, por edhe paraditen e sotme, një pjesë e mirë e rrugëve të Pragës janë mbushur me tifozë kuqezinj, teksa në stadium sonte priten të jenë rreth 2 mijë të tillë. Nuk mungojnë këngët patriotike.
Diskutime rreth kësaj post