Festë nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes. Kjo është “panorama” që ka ofruar Tirana në dy ditët e fundit në prag të finales së UEFA Conference League.
Zona të ndryshme të kryeqytetit u kthyen në “Fan Zone” për tifozët e Romës dhe Feyenoord, të cilët e kanë pritur finalen me festë, këngë, alkool dhe kërcim.
Duket se holandezët kanë marrë pak “erë” nga Shqipëria. Mbrëmjen e djeshme në zonën e Pedonales, një grup tifozësh kanë kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare me daulle e cigonen e Tiranës.
Siç shihet nga pamjet, tifozët duket se e shijojnë muzikën shqip.
Video:
Diskutime rreth kësaj post