Atmosfera te Partizani, nuk është ajo më e mira, për të mos thënë që në këtë pikë të kampionatit është më e vështirë se kurrë.
Pak lidhje ka me barazimin 1-1 kundër Lacit, në ndeshjen e fundit të tyre të fazës së parë, sa sa gjendja e skuadrës dhe mënyra me të cilën të kuqtë kanë dalë nga objektivat ende pa nisur mirë kampionati.
Goli i Carës në minutën e 79 nuk ka shërbyer për të qetësuar tifozët e Partizanit, që në nëntë javë llogarisin 2 humbje e 6 barazime me tetë gola të shënuar e po aq të pësuar.
Kështu, në përfundim të ndeshjes, kur lojtarët janë afruar për të përshëndetur tifozët, kanë nisur thirrjet “ik, ik”, ndërsa janë kontestuar drejtori Olsi Rama dhe tekniku Ilir Daja që shpejtuar të shkonin për të qetësuar situatën.
Diskutime rreth kësaj post