Tirana ka filluar të mbushet me tifozët që kanë arritur për të ndjekur ndeshjen që do mbahet në Air Albania. Klaudio dhe Maksi janë dy mbështetës të Feyenoord.
Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë filluar prej ditësh që të vijnë në në Tiranë, ndërsa presin finalen e parë të Conference League, që do të luhet nesër, 25 maj, në orën 21:00 në “Air Albania”.
“Super Sport” ka nisur sot maratonën e kësaj finaleje, ndërsa ka pyetur tifozët holandez për eksperiencën e tyre në Tiranë.
Një tifoz holandez, theksoi se skuadra e Feyenoord do të fitojë me rezultatin 2-0, ndërsa shtoi se nuk ka biletë, por do të mundohet të gjejë deri nesër në mbrëmje.
“Kjo është hera ime e parë që vizitoj Tiranën, nuk kam biletë, por do ta gjejë. Finalen do e fitojë Feyenoord me rezultatin 2-0, një gol do e shënojë në pjesën e parë dhe një gol tjetër në pjesën e dytë të ndeshjes”-deklaroi tifozi.
Ndërsa një tifoze me emrin Nadia, theksoi se kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, por theksoi se menjëherë u dashurua me kryeqytetin e Shqipërisë.
“Unë quhem Nadia dhe kjo është hera e parë që unë e vizitoj Tiranën, por e dua këtë qytet, ua rekomandoj të gjithëve”-theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post