Ndeshja Shqipëri-Itali përtej emocioneve solli dhe kritika ndaj lojëtarëve po me teper per njërin prej tyre ishte veprimi i djalit Shkodran Elseid Hysaj i cili dashur pa dashur bëri xhiron e rrjetit.
Tifozët e kryqëzuan duke e bullizuar e ofenduar deri sa futbollisti u detyrua të mbyllte të gjitha rrjetet sociale.
Por i menjëherëshëm ka qënë reagimi në mbrojtje të figurës së tij nga shokët e skuadrës por edhe nga trajneri i kuqezinjëve Sylvinho.
Megjithatë edhe personazhet e tjerë publikë i dolën në mbështetje si gazetari Blendi Favziu etj.
Përmes një “Insta-story” në mbrojtje të Hysaj ka dalë dhe aktori i njohur Julian Deda.
“Hec me kokën lartë Elsi Hysaj, askush nuk mund të të hedhë poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për kombëtaren”, shkruan Deda shoqëruar me fotografinë e futbollistit.
Diskutime rreth kësaj post