Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mendon ndryshe nga Presidenti Hashim Thaçi sa i takon tezës së ndryshimit të kufijve me Serbinë.
Ide të tilla sipas Haradinajt mbështeten vetëm nga Vladimir Putin. “Askush nuk dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon kjo ide, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëvizë në Bosnjë, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk guxon askush të luajë kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj në Radio Televizionin e Kosovës
Haradinaj shtoi se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij. “Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai. Sipas tij çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan.
Diskutime rreth kësaj post