Rudina Magjistari është një nga ikonat e televizionit shqiptar. Rreth 30 vite në ekran e kanë bërë figurë shumë të dashur për publikun. Edhe pse 6 ditë në javë e shohim në “Tv Klan”, Rudina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka shkëputur një pjesë nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend”, duke shtuar se janë me fat ata që e ruajnë ende fëmijën brenda vetes.
Mirëpo, siç ndodh rëndomtë, edhe në këtë postim kuptimplotë të moderatores , nuk kanë munguar komentet negative. Komentit të pavend të ndjekësit, Rudina i është përgjigjur: “Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”.
Mirëpo ndjekësi ka vazhduar, duke i shkruar moderatores, “Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu…”, që sigurisht as Rudina nuk e ka lënë me kaq, duke i shkruar me ironi “Dhe ty që të duket vetja inteligjent medemek”.
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post