Nga Anri Bala
Tani që poshtërsisë antishqiptare të PD-së po i vjen fundi, “drejtori” i magazinave të SHQUP-it, kërkon që ta fusi në një veprim antikushtetues Ramën. Natyrisht që përgjigjia për ushtarët e Berishës të veshur nën petkun kushtetues do vijë brenda dhjetorit.
Bashkë me përgjigjjen ka ardhur dhe momenti i ballafaqimit me të vërtetën. Në fakt “drejtori” i magazinave të SHQUP-it është mësuar dhe nuk i bënë pershtypje shkelja e Kushtetutës. 25 herë e shkeli pronari i tij dhe ne as që e dinim se kishte Gjykatë Kushtetuese në këtë vend.
Rasti më flagrant, ku qytetarët e Tiranës humbën 5 milion euro nga çmënduria e këtyre të çmendurve, ishte prishja e mbikalimit tek “Zogu i Zi”. Ndërhyrja në kompetencat e pushtetit vendor nga një ministër dallkauk si Basha, u cilësua si shkelje e Kushtetutës. Por Kushtetuta nuk ekzistonte në atë kohë, ishte thjeshtë një libër, tamam si ditar borxhesh bakalli.
Tani “kryemagazinieri” fton Ramën, ta shkelin bashkë, sepse ai beson se Rama është “bashkëpunues”. Përderisa në kohën kur e shkeli “drejtori” me “pronarin”, ai nuk tha asgjë dhe nuk i erdhi keq për 5 milion euro të qytetarëve të Tiranës, pse mos të bindet dhe ta shkelë përsëri, që Luli të qetësohet?!
Shkelja e Kushtetutës me dëm ekonomik, duhet ta kishte dërguar para drejtësisë, ish bandën në pushtet, por kush t’i çonte?! Rama siç duket, ra në gjumin e pushtetit dhe e harroi se kishte një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që duhej të ishte zbatuar. Ai, atëherë u dorëzua, duke u bërë padashje palë me shkatërruesit dhe antiligjin. Mbikalimi u prish dhe sot kemi rrethrrotullimin me një shatrivan që qelb vendin, për të cilin e kemi paguar 5 milion euro?!
Edhe sot ai vendim është aty, i shkruar, e zeza në të bardhë. Përse hesht zoti Kryeministër?! Përse nuk kërkoni kthimin e parave të qytetarëve dhe dërgimin para drejtësisë, të të gjithë atyre që morën pjesë në këtë akt kriminal. Kjo tregon se ata i’a kanë pirë “lëngun”! Ndaj Basha guxon dhe i kërkon ta shkelin Kushtetutën. Vetëm kështu, mendja e ndritur e “pronarit” të tij, vret me një gurë dy zogj: Shpëtojnë nga akuzat se po pengojnë drejtësinë dhe Edi Rama akuzohet si antishtet, antiligj, antireformë.
Natyrisht kjo është një përçartje e “drejtorit” të magazinave të SHQUP-it, që sheh ëndërra nga më të çuditshmet tani që loja e Vetingut po mbaron. Duke përsëritur të njejtat gjëra çdo ditë, ai ka filluar t’u besoj dhe gënjeshtrave dhe mashtrimeve të veta.
Bile duke ëndërruar se kishte miq politikan të lartë nga Amerika, ai është trimëruar dhe ndjehet burrë ndaj Ramës duke e kërcënuar: “Qepe! Mjaft më me sulme të turpshme prej Don Kishoti drejtuar politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri e kudo”.
Natyrisht Basha ka Trump-in “mik”, ose ka “trapin” mik. Takimin e parë e bëri kur ishte në hapjen e fushatës së Clintonit. Kurse Gunter Kirschbaum (Qershia) erdhi në Tiranë për takuar “pjeshkën” e Shqup-it, sepse askush nuk e kishte dërguar dhe askush nuk e kishte ftuar. Tani ne nuk do t’i heqim të drejtën endërrimit të “drejtorit” të SHQUP-it, por të paktën, të mos të na i shesi ne si të vërteta.
Nuk është momenti për t’u tallur dhe fyer njerëzit. Në luftën 3 vjeçare që ka nisur Sanço Panço (pronari) me Rosinantin (gomarin), do ketë humbje të mëdha, kur premton shumë dhe nuk ta var askush. Rosinantit i duken ferrat si njerëz edhe ata që e shpërfillin dhe e shpojnë, kurse Sanço Panço e di shumë mirë se janë lule dhe si katundar që është i hipën në kurriz dhe me thënë të drejtën as nuk e ka idenë e moralit në fabulën Rosinantit! Kush ia mësoi dhe ku e mësoi ai moralin?!
E në fund të fundit për të zezën e këtij vendi, të ka lënë Rosinant për të bërë fushatë elektorale. Kur ti me katundarin bëni fushat, natyrisht që zotëria Don Kishoti (jo ai i Servantes) me ç’duket po tall “allatet” me ju, sepse i’a bëjnë fushatën ato që e presin e përcjellin dhe e komplimentojnë.
Ndaj mjaft gënjeve veten me gënjeshtrat e tua. E vetmja qenie që i beson ato që thua ti, je vetëm ti! Bënë mirë mos ta përfshish veten me qytetarët, sepse ti nuk je pjesë e qytetarisë. Ti je kontigjent i padrejtësisë dhe krimit deri në momentin e pastrimit, duke u ulur në karrigen e të pandehurit. Askush nuk do amendoj ligjin e vetingut. Në dhjetor Venecia përgjigjet për ligjin që vetë ka miratuar.
Kutia e Pandorës do hapet njëherë e mirë, por ti dhe dhjetra apo qindra si ti, mos mendoni se njerëzit harrojnë, se çfarë keni bërë dhe çfarë po bëni, për t’u tallur me shqiptarët dhe për të shpëtuar lëkurën e padronëve dhe shërbëtorëve të tu. Po ikën koha e maskarenjve, po vjen koha e shqiptarëve!/Tellalli.al/
Diskutime rreth kësaj post