Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët në Has, është shprehur ndër të tjera se e gjithë vëmendja e qeverisë është tek njerëzit dhe se platforma “shqipëriaqëduam.al” në total ka zgjidhur mbi 16 mijë probleme të natyrave të ndryshme.
Ndërkohë gjatë një tjetër rasti që është treguar, ku një i moshuar ka treguar sesi përmes platformës ka gjetur zgjidhje, Edi Rama e ka pyetur sesi u fut tek portali, ndërsa ai i ka thënë se e kanë ndihmuar pasi vetë nuk di ta përdorë kompjuterin. Ndërkohë pas pyetjes së Ramës në sallë u dëgjuan të qeshura, por kryeministri ka reaguar.
“Ti me lopë unë me derra… të vështirë e kemi punën”, i ka thënë ai qytetarit, ndërsa u është kthyer atyre që qeshën: Po ju pse qeshni apo ju e dini si hyhet në platformë?!
Më pas ai ka treguar se e pyeti sesi hyri në platformë sepse donte t’u tregonte të gjithëve sesi mund të bëhen pjesë dhe ku të kërkojnë ndihmë?!
Diskutime rreth kësaj post