Debati i ashpër mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe analistit Ergys Mërtiri. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, janë përplasur lidhur me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.
Teksa diskutonin lidhur me mundësinë për mbledhjen e strukturave të dy janë përplasur dhe as pas ndërhyrjeve të moderatorit Blendi Fevziu, nuk janë ndalur.
Klevis Balliu: Baza vendos se kush është kryetari i partisë…Sot na dolët kundër, dje flisnit për demokraci.
Ergys Mërtiri: Mos më ndërprit. Gabim ke bërë që e ke mbrojtur. Unë e kuptoj padurimin.
Klevis Balliu: Mos ia fut kot
Ergys Mërtiri: Nëse ka një njëri që ia fut kot je ti. Bën debat pa lexu gjë në jetën tëndë.
Klevis Balliu: Kush je ti?
Ergys Mërtiri: Unë që po flas
Klevis Balliu: Një hiç!
Blendi Feziu: Mos e ktheni në personale. A doni t’ju lë të ziheni? Zihuni!
Ergys Mërtiri: Ata berishistë që mbron Klevisi e kanë masakruar Lulzim Bashën. Basha ka marrë kosto prej teje. I thoshin në PD; Ku e ke gjetur këtë Klevisin?
Klevis Balliu: PD ka dalë plus aty ku kam kandiduar unë.
(Vazhdon debati)
Ergys Mërtiri: Kur thua neni nuk e lejon, tregon një formim të frikshëm juridik.
Klevis Balliu: Aty ku kam studiuar unë, ti nuk merr dot as vizë.
Diskutime rreth kësaj post