Me tone të ashpra u shoqërua mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ debati mes gazetarit Frrok Çupi dhe analistit Robert Rakipllari.
Teksa diskutohej për “luftën” Rama-Meta, dy analistët Frrok Çupi dhe Robert Rakipllari e kthyen në personale.
“Mbylle more gojën se po flas unë tani, mos përsërit fjalët e mia,” – i tha Çupi.
“Dëgjo mos më bëj mua si i fortë ti,” – përgjigjet Rakipllari.
“Ore çfarë është ky, ik mo se je një copë idioti,” – u kthye Çupi.
“Mos e kalo në ofendime personale, se po të duash e çojmë dhe aty, se s’kam frikë njeri, e jo më ty, unë s’po të konsideroj fare, thuaj mendimin tënd, unë them timin,” – tha Rakipllari.
Diskutime rreth kësaj post