Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet të premten në orën 10:30 në Kryesinë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të PD për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës.
Kujtojmë që në mocionin e demokratëve thuhet:
“Kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.
Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse, është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës”.-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post