Kryeministri Edi Rama i është rikthyer replikave me ndjekësit në rrjetet sociale.
Vetëm pak çasta pasi kryeministri njoftoi ne rrjetet sociale se neser do te beje me dije ndryshimet per buxhetin 2019, duke premtuar ulje taksash, kanë vërshuar reagimet e ndjekësve të tij.
REPLIKAT:
Komentuesi: O shtet ti e ke ne terezi o byrazer, i fute nje publicitet dhe je ne regull. Hap pak syte nga populli fukara, qe po punon neper fabrika per 6000 lek te vjetra ne dite. Je ne 2018 dhe eshte gjynaf me rogat e vitit 2000.
Rama: Vertete e ke? I mban mend rrogat e viteve 2000? Jane te uleta sot, eshte e vertete po jane rritur dhe do vazhdojne te rriten, ama sipas rritjes ekonomike jo sipas qejfit tone, se te ishte per qejf i bente sa te donte tere rajoni yne (ku jane pakashume njelloj dhe ka nje arsye apo jo?!), ndersa Gjermania pastaj i çonte ne stratosfere! Po jo, nuk ndodh dot sipas qejfit dhe kjo s’ka lidhje me syte, se une i kam syte shume me te hapur se sa ti ngaqe ma kerkon detyra, ndersa ti e ke me kollaj, flet pa dogane se nuk i jep kujt asnje llogari per cfare thua 😊 Sa per publicitetin, ndiqe neser ne 10.30 po pate kohe dhe flasim prape pastaj cfare eshte, publicitet apo realitet i ri
Komentuesi: Z.Rama ok per ata qe punojne ne administrat por mos haro pagat minimale ne sektorin privat.jane skandaloze
Rama: Mvaret për kë nivel page e ke fjalën, por e paga e ulët është më e lartë se ç’ishte para katër vjetësh dhe e dyta, do rritet si rezultat i rritjes ekonomike! Me vazhdimin e ktheses ekonomike ku kemi hyre do të ndikohen patjeter edhe nivelet e pagave ne sektorin privat
Komentuesi: Jo vetem ne arsim z kryeminister por duhet te rriten pagat ne pergjesi se me kta paga qe keni ne shqiperi ste dalin vetem per nevoja personale e jo me te mbash familje,
Jo me llafe por beri me vepra
Rama: Pagat ne sektorin publik ne Shqiperi jane tanime si ne te gjithe rajonin, ishin me te uletat po s’jane me! Duhen me te larta? Patjeter! Edhe ne Gjermani duhet me te larta, qe jane ku e ku me rajonin tone, po ja qe mund te rriten aq sa e lejojne mundesite. Ne sektorin privat jane ende tek te uletat, po do te rriten ne vijim sepse ekonomia po rritet dhe eshte ekonomia qe e vendos jo deshirat tona.
Komentuesi: Jepu mesusve dhe policave se pake marin nene dore o shtet legene dhe te tjeret leri te vdesin
Rama: Te kane marre gje ty nen dore apo e ke me te degjuar e para dhe e dyta, mesuesve do t’u japim patjeter po, qe femija i juaj kur te behet sa ti te flase me bukur e te mendoje me mire😉 Se kete duam te gjithe per femijet tane apo jo?😊
Diskutime rreth kësaj post