Refuzimi për pranuar një lidhje me 22-vjeçarin, për pak sa nuk i mori jetën një vajze të mitur. Policia e Divajkës ka ndaluar të riun Bajram Krasniqi, banues në Babunjë.
Ai ka tentuar të vrasë me kallashnikov 14-vjeçaren. “Ti do lidhesh me mua ose të vras”, i ka thënë 22-vjeçari vajzës së mitur në drejtim të së cilës ka qëlluar tre plumba.
Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka prekur vajzën e mitur. Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 3 gëzhoja arme zjarri automatik model 56.
Diskutime rreth kësaj post