Dikur, ishin të vetmet mjete që përdoreshin per të mbajtur apo transportuar ushqime dhe produkte të tjera bujqësore, ku të lëna për shumë vitë në harresë, sot koshat, kanistrat e shportat e punuara në mënyrë artizanale sërish gjithnjë e më shumë po kërkohen në treg, si elemente dekoruese.
Por, ata që i punojnë janë gjithnjë e më të paktë, kjo sepse punimi i tyre është mjaft i vështirë dhe kërkon shumë kohë.
Pëllumb Mustafai, e ka trashëguar këtë zanat nga gjyshi dhe babai i tij.
Në fillim si pasion e ndërsa sot, puna e ndihmon të mbajë familjen.
Artizan Pëllumb Mustafai deklaroi: “Në kohën e monizmit kemi bërë kosha për fermën ndërsa tani që ska punë, se smë merr njeri në punë sepse jam moshë mallore u detyrova që të pres thupra dhe të vazhdoj zanatin e prinderve tanë”.
Thurja e shportave, kerkon shumë kohë.
Pëllumbi na shpjegon se si është e gjithë procedura e prodhimit të një shporte nga fillimi në fund.
“Një ditë pune shkon vetëm me prerje dhe zbardhjen e thuprës. Të nesërmen pastaj do fillosh të bësh një shportë ose dy shporta dmth një shportë bën 5 mijë lekë. Procesi i thurjes zgjat rreth tre orë një shportë kurse koshi që bëjmë 50×40 lart ai shkon 4 orë e gjysëm”, tha Mustafai.
E megjithatë, Pëllumbi thote se puna e tij vlerësohet shumë pak nga, e më shumë fitojnë tregtarët se ai.
“Nëqoftëse unë bëj një kosh me diametër 50 me 40 gjerësi unë atit i marr 10 mijë lekë kurse ai e shet 20 euro”, tha ai.
Por pavarësisht mos vlerësimit, ai thotë se këtë punë e bën me pasion, dhe si vazhdim të traditës së të parëve, e i vjen keq qe ai është brezi i fundit i familjes që do të thurë shporta.
Diskutime rreth kësaj post