Pavarësisht se numërimi i votave të 30 qershorit u krye më shpejt se cdo herë, brenda 48 orëve, KQZ nuk ka miratuar ende tabelën e rezultateve përfundimtare.
Sipas njërit prej anëtarëve të KQZ-së, shkak për vonesën janë afatet e gjata për ankimime që ju lihen në dispozicion partive dhe institucioneve, dhe sugjeron që reforma zgjedhore të shkurtojë këto afate.
Teksa parlamenti është duke punuar sërish për reformën zgjedhore, Skënderaj propozon shkurtimin e afateve, që procesi zgjedhor të mbyllet shpejt.
Nga ana tjetër kryebashkiakët e rinj do të nisin detyrën duke u betuar përpara këshillave bashkiakë, sapo të mbarojë mandati i këshillave aktualëve.
Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor pritet të përfundojë të premten të gjithëa gjyqet për 30 qershorin, nga ankesat tek shpërndarja e mandateve për këshillat bashkiakë./Opinion
Diskutime rreth kësaj post