Enver Hoxha është një prej figurave të politikës shqiptare që do të mbahet mend gjatë ndër breza. Figura e tij do të ngjallë gjithnjë kuriozitet ndër shqiptarë dhe çdo gjë që lidhet me të. Pasuria e tij thuhet se ishte e madhe, por shumë pak mund ta dinë sa ka qenë rroga e tij në një prej periudhave historike të sundimit të tij.
Sa ka qenë në atë kohë rroga e kreut të qeverisë shqiptare, njëkohësisht edhe diktatorit më të përfolur të kohërave? Hoxha është një prej personaliteteve që ka mbajtur më shumë detyra në drejtimin e vendit.
Kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Ai merrte 2 mijë lekë të rinj, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë.
Diskutime rreth kësaj post