Thoni mirupafshim Diellit për muajin prill. Ndërsa temperaturat e fundjavës shkuan deri në 31 gradë do të kemi një ndryshim rrënjësor, prandaj ju këshillojmë të mos ndryshoni garderobën.
Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM, në një prononcim për emisionin “Sot live ne Shqiperi’ tregon se nga nesër do të kemi një rënie të temperaturave me 5 gradë. Më pas të mërkurën një rënie prej 7 gradësh. Ndërsa të enjten dhe të premten do të ke të temperature dhe më të ulëta.
Nga nesër kthehen dhe reshjet e shiut, të cilat të mërkurën do të jenë më intensive.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 gradë celcius. Ndërsa të premten do të jenë më të ulëtat. Në Tiranë temperatura do të jenë 10 – 14 gradë celcius. Në zonat malore minimalja pritet të shënohen deri në 3 gradë.
E mërkura dhe e enjtja në mëngjes në veri të vendit në lartësitë mbi 1 mijë metra do të ketë dhe reshje bore.
Po Fundjava?
Edhe fundjava do të jetë në kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Edhe dy javët e fundit të prillit parashikojnë të jenë reshje shiu dhe temperature të ulëta.
Diskutime rreth kësaj post