Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur shkollat, ku e krahason me vitet 1990-1991.
Postimi i Manjanit:
“Të njëjtat shenja brenda një cikli politik nga monizmi në monizëm.
Në semestrin e dytë i vitit shkollor 1990-1991 shkollat u mbyllën. Qeveria moniste e kohës vendosi të mbyllte shkollat sepse nuk përballonte dot më protestat. Na thirrën në qershor sa për të dhënë provime.
Pas 29 vitesh, fiks në semestrin e dytë të vitit shkollor 2019-2020 shkollat u mbyllën. Përsëri vendimin e merr qeveria moniste.
Thonë se monizmi është në fund kur mbyll shkollat”, – shkruan Manjani në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post