Avokati Spartak Ngjela Ngjela ka reaguar në lidhje me ceremoninë mortore që ju bë sot 35-vjeçarit Kostandinos Kaficas, në Bularat të Gjirokastrës, të cilën e cilëson si “turpi grek i Bularatit”.
Sipas Ngjelës, Berisha dhe Rama, Dule donin destabilizimin në vend me ca “anadollakë” të ardhur nga Greqia.
“Janë mërzitur të korruptuarit e mëdhenj. Ata prisnin më shumë nga çmenduria greke.
Duan destabilizim, sigurusht” shkruan ndër të tjera Ngjela.
Analiza e Ngjelës
l.
Dje në Bularat dështuan edhe anadollakët e Greqisë, edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Por kur e panë që 400 injorantë nuk i përkrahu njeri në Shqipëri, të mërzitur morën anën e kundërt.
Pse shpresoni kot, o të mjerë, nuk e mbroni dot as veten dhe as gjënë e vjedhur!
Një nga këta ishte edhe Saliu. Ky, iu bëri thirrje ekstremistëve grekë të vinin te “heroi” i tyre, por kur pa që ajo e cila priste ky, doli një parodi qesharake, na mori anën e kundërt. Qesharak.
Po Edi Rama?
Edhe ky derëzi e i lehtë nga mendja, priti masivizim në këtë lloj ekstremizmi. Domethënë destabilizim.
Turp për ta. Por janë në hall. Prandaj.
E patë Dule mavrinë si ishte nxirë në fytyrë? Se nuk i erdhën në varrin as minoritarët e tij. Po, ky anadollas do pushtojë Shqipërinë, me ca lapaculë pa identitet që paguhen dhe janë të tembur?!
Po shteti shqiptar?
Shteti shqiptar ishte i ndarë më dysh. Ishin ata që paguhen nga Athina, dhe ata që nuk kuptojnë dot thelbin e situatës. Megjithatë shumë mirë që këta të dytët vunë dorë dhe arrestuan dhunuesit e vlerave kombëtare shqiptare. Por nuk do t”i lënë brenda ata të parët. Të shohim se çfarë do të ndodhë.
II.
Shqiptarët dhe media e pa blerë nga grekët duhet të tallet disa ditë rresht me parodinë e çmendurisë greke në Bularat. Nën një prizëm historik, ajo që u shfaq është turp. Por në një prizëm aktual është komedi banale që duhet të përdoret disa ditë nga shqiptarët kudo: në internet, në portale dhe në shtypin e shkruar e nëpër televizione.
Për shqiptarët ngjarja ishte një test që për interesin kombëtar, këta nuk shiten si lidershipi i tyre politik. Askush nuk u shkoi anadollakëve të Greqisë në atë varrim makabër, madje as minoritarët. Ky është një fakt që provon se shqiptarët e dinë mirë historinë e tyre dhe e dinë gjithashtu se në këtë periudhë historike, grekët janë në rënie dhe shqiptarët janë në një ngritje historike.
lll.
Rivlerësimi i historisë arbërore tani ësht një fakt historik në progres. Ka dalë një shtet i dytë shqiptar, Kosova, dhe po del edhe një i tretë: Maqedonia, që e shpejtë do të jetë koha kur do të quhet Ilirida.
Por ndërkohë janë hedhur si çakej të tërbuar kundër kësaj kohe arbërore edhe grekët, edhe serbët, por edhe turqit neoosmanë. Në fakt historikisht kanë qenë bashkë kundër shqiptarëve. Por kot e kanë. Nuk kanë vlerë intrigat e tyre antishqiptare.
Grekët paguajnë agjentët e vjetër të ish Sigurimit të Shtetit, serbët kanë agjentuërën e tyre të vjetër këtu dhe sidomos paguajnë imamët injorantë me të cilët tallen sot shqiptarët edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë, kur këta thonë se “jemi turq” dhe “s’ka shqiptarë po muslimanë”. Dhe flasin si idiotë për të provuar se Skënderbeu nuk ka qenë shqiptar, dhe ka vrarë muslimanë.
Shqiptarët sot tallen me këta injorantë komedinë, të cilëve iu shtua dje edhe parodia qesharake e “luftëtarëve” grekë, të cilët bërtisnin në Bularat si të uritur që po kërkonin bukë.
Duhet të vijojë tallja shqiptare me këta komedinë qesharakë, se, po të merren seriozisht, dëmtojnë me dhimbje koke shqiptarët.
Kurse koha po ecën drejt rivlerësimit të Arbërisë. Shqiptarët janë në historinë e tyre. Perëndimorët e kuptuan më në fund se investimi i tyre në Greqi dhe në Serbi, ka qenë një investim në falsitet. Sidomos në lidhje me historinë e Greqisë.
Diskutime rreth kësaj post